Projekti i rradhës që kam nisur është një punë me shtiza me një model të veçantë, për këtë arsye mendova që modelin e saj ta publikoja ne këtë rubrikë, për ta ruajtur të arshivuar si serinë e modeleve me shtiza që deshiroj të seleksionoj.

Ky është projekti i një shalli pranëveror, me ngjyrë të ëmbël në rozë për në ngjyrë uthulle të hapur.
Fija është prej pambuku, me dimension 3mm
Shtizat janë 3 mm gjithashtu, unë po i punoj me shtiza rrethore, po 3mm.

Kur projekti të përfundoj do ta ripostoj këtu një foto të punës së përfunduar. Uroj të mos zgjasë sepse puna me dorë kërkon kohë dhe dedikim.
Ju falenderoj e rishohemi së shpejti
Have a nice evening! 🌺
Beautiful!
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
Thank you so much ♥
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person