ABOUT US

Përshëndetje 😀

Ne quhemi Gerta & Edit.


Jemi dy vajza me shumë deshirë për ti kushtuar një pjesë të kohës sonë pasioneve që zbulojmë çdo ditë, si dhe për të eksperimentuar me gjëra të reja. Secila nga ne ka hobi të ndryshme por janë pikërisht këto ndryshime që na bashkuan në këtë blog. Lotus Hus e krijuam për kënaqësinë tonë, për të shprehur tematika interesante nga pasionet tona, përditshëria dhe mënyrat që kemi zgjedhur për të kaluar kohën e lirë.
 
Edit: Unë jam një 25-vjecare që vuan (pozitivisht) nga sindroma e “studentes së përjetshme”. Mendoj që një ditë që kalon pa mësuar asgjë të re, është një ditë e çuar dëm. Ka shumë gjëra që më frymëzojnë çdo ditë, dhe më të rëndesishmet janë pa dyshim natyra, arti dhe njerëzit.

Gerta: Unë jam një nënë e një djali që po jetoj pjesën më të bukur të jetës. Optimiste, këmbëngulëse dhe me një natyrë praktike gjithmonë kam besuar që në jetë s`ka gjëra të pamundura, por thjesht duhet të dish t`i menaxhosh. Jeta për mua është ritëm, që duhet kapur. Frymëzimi im është padyshim familja ime, historitë dhe njerëzit e vërtetë.